Rënie e qarkullimit në industri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:24

Rënie e qarkullimit në industri

Qarkullimi i përgjithshëm në industri në prill të këtij viti ka shënuar rënie vjetore prej 7 për qind dhe mujore me 11,6 për qind, ndërsa për katër muajt e parë të vitit është ulur për 8,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, qarkullimi në industri në tregun e brendshëm u rrit me 8.7 për qind në vit dhe 1.2 për qind në muaj, dhe në katër muajt e parë të vitit ishte më i lartë për 2.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, përcjell FLAKA.

Nga ana tjetër, qarkullimi në industri në tregjet e huaja është ulur me 11 për qind në nivel vjetor, me 15,4 për qind në bazë mujore dhe me 11,5 për qind në katër muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, qarkullimi i përgjithshëm në industri në muajin prill 2024, krahasuar me prillin 2023, ka shënuar rritje të produkteve të ndërmjetme, përveç energjisë për 7,8 për qind, mallrave të qëndrueshme për konsum 5,9 dhe produkteve jo të qëndrueshme për mallrat e konsumit me 6.7 për qind, ndërsa rënie prej 23.2 për qind ka tek produktet kapitale.

Qarkullimi në industrinë në tregun vendas në prill 2024, krahasuar me prillin 2023, shënon rritje të produkteve të ndërmjetme, përveç energjisë për 13,4 për qind dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm për 8,4 për qind, ndërsa rënie ka tek produktet kapitale për 6.2 për qind dhe për mallrat e qëndrueshme të konsumit me 7.5 për qind.

Qarkullimi në industri, nga ana tjetër, në tregjet e huaja në prill 2024, krahasuar me prillin 2023, ka shënuar rritje të produkteve të ndërmjetme, përveç energjisë, me 8,4 për qind, mallrave të qëndrueshme për konsum me 13 dhe produkteve të konsumit jo të qëndrueshme me 4. 4 për qind, ndërsa rënie ka tek produktet kapitale për 23.5 për qind. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:24