Shtyhet rikthimi i Konor Mekgregorit në “UFC”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:52

Shtyhet rikthimi i Konor Mekgregorit në “UFC”

Anulohet ndeshja e shumëpërfolur në mes Konor MekGregorit dhe Majkëll Çandler në “UFC 303”. Kjo është bërë e ditur nga presidenti i UFC-së Dana Uajt, i cili konfirmoi përmes platformës “X” anulimin e kësaj ndeshje për shkak të një lëndimi të irlandezit.

MekGregor, ishte planifikuar të ndeshej me Majkëll Çendler, sfiduesin e gjashtë të rangut të peshave të lehta, por treguesi i parë që përballja ishte në telashe ishte kur konferenca e tij për shtyp më 3 qershor në Dublin u anulua papritmas, pa asnjë shpjegim të menjëhershëm.

Ish-kampioni irlandez, pritej të rikthehej në ringun tetëkëndësh për herë të parë pas tre vitesh, ku u ndesh për herë të fundit ndaj amerikanit, Dastin Poirier./IndeksOnline/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:52