O sa mirë me qenë shqiptar o hej

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:29

O sa mirë me qenë shqiptar o hej

Andi Bejtja

Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social. Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).
Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT.

Ky është nga ato lajme të “mërzitshme” që nuk para i lexojmë dhe deri në fund,,,,Shqipëria vendi më i varfër në Europë….mbi 500 mijë në kufirin e varfërisë…Kur të dalë censusi dhe numri real i shqiptarëve të mbetur, hiq dhe kalamajtë i bie t’i biesh ballit me vare jo me dorë. Pas censusit do kuptojmë që jo një e katërta po më shumë se gjysma e popullsisë është në kufirin ekstrem të varfërisë.

Ndaj gjithmonë e më shumë do bëhet më e lehtë të bësh fushatë në Diasporë se në Shqipëri, ndaj gjithmonë e më shumë do jetë e nevojshme të mburremi me bukuritë natyrore të Shqipërisë apo sukseset e kombëtares në futboll, me Dua Lipen apo me Mira Muratin…Masturbimet do shkojnë në përpjestim të drejtë me rritjen e numrit të shqiptarëve që varfërohen…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:29