Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë për libra të rekordeve – kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 21:56

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë për libra të rekordeve – kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë e zhvilluar sot ka pasur një ritëm të pabesueshëm, me emocione dhe gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj.

Dhe pikërisht ky ritëm mbresëlënës ka bërë që ndeshja e sotme të jetë e denjë për librat e rekordeve.

Shqipëria dhe Kroacia barazuan me rezultat 2-2, me golat e Qazim Laçit dhe Jurgen Gjasulës.

Sipas kompanisë për statistika, OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 gjuajtje në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë.

Që kur kjo kompani mban statistika nga viti 1980, vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë regjistruan plot 22 goditje në portë nga dy skuadrat.

Thomas Strakosha dhe Dominik Livakovic kishin shumë punë sot, duke bërë pritje të mëdha herë pas herë. /Telegrafi/ 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 21:56