Peshkatarët gjejnë kasafortën me 100 mijë dollarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:33

Peshkatarët gjejnë kasafortën me 100 mijë dollarë

Një çift që peshkonte në një rrugë ujore të New York-ut u befasua kur gjeti një kasafortë me rreth 100 mijë dollarë.

Çifti tha se incidenti nuk ishte hera e parë që ata kishin gjetur një kasafortë gjatë peshkimit me magnet, por ishte hera e parë që një i tillë përmbante thesar -rreth 100 mijë dollarë në kartëmonedha 100 dollarësh të dëmtuara nga uji. Departamenti i Policisë i tha çiftit se paratë mund t’i mbanin, pasi hetuesit nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë provë që lidhte kasafortën ose përmbajtjen e saj me një krim. Çifti, i cili nisi peshkimin me magnet si një aktivitet në natyrë gjatë ditëve të para të pandemisë COVID-19, tha se zbulimet e tyre të mëparshme përfshijnë një granatë, armë të shumta, një dron dhe një motoçikletë. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:33