Instalacioni “Thinking of you”, punuar nga artistja kosovare Alketa Xhafa – Mripa, u hap zyrtarisht në Hagë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 21:01

Instalacioni “Thinking of you”, punuar nga artistja kosovare Alketa Xhafa – Mripa, u hap zyrtarisht në Hagë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi së bashku me Nobelistin e Paqes, Dr. Denis Mukëege dhe nënkryetaren e Hagës, Mariëlle Vavier, morën pjesë në hapjen zyrtare të instalacionit “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, në Hagë.

Në njoftimin e lëshuar për media nga MPJD thuhet se zëvendësministrja Gashi ka ndarë me të pranishmit përvojën e dhimbshme të Kosovës dhe popullit të saj, dhe faktit se mbi 20 mijë gra dhe burra u dhunuan gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Nënkryetarja e Komunës së Hagës, Mariëlle Vavier, e cila mirëpriti të ftuarit në shtëpinë e paqes dhe drejtësisë, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje dhe mirëpriti bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Artistja Alketa Xhafa – Mripa prezantoi para të pranishmëve idenë dhe ndikimin e kësaj vepre artistike. Ajo informoi të pranishmit rreth instalacionit dhe mbi fustanet që janë mbledhur nga mbi 25 vende të ndryshme të botës, e që janë shndërruar në një platformë të fuqishme për t’i dhënë zë të mbijetuarve të dhunës seksuale. /Klankosova.tv

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.