Halil Snopçe zgjidhet u.d kryetar i ASH-së në Gostivar

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 21 Qershor, 2024 22:04

Halil Snopçe zgjidhet u.d kryetar i ASH-së në Gostivar

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Halil Snopçe është zgjedhur sonte u.d kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë degës së kësaj partie e cila sonte ka mbajtur mbeldhje.

Ndërkohë, para pak çastesh vetë kreu i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar “Vazhdojmë me ASH-në”, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një forografi të përbashkët me Snopçen, kryetar e deritanishëm të degës Gezmend Abdija dhe ish kryetari i parë i ASH-së në Gostivar, Jeton Selimi.

Snopçe do ta drejtojë degën e ASH-së në Gostivar deri në Kongresin e radhës të partisë.

Ndërkohë, Taravari këto ditë, gjegjësisht para emërimit zyrtarë në pozitën e ministrit të shëndetësisë, në Gostivar bëri disa ndryshime të fundit si kryetar komune. Ai ka ndërruar dy drejtorët e ndërmarrje publike, në “Komunalec” në vend të Faton Bilalli u emërua Zeadin Nuredini, kurse te “Parkingjet Publike dhe gjelbërimi” në vend të Xhelal Lushit u emërua Xhemgis Bekiri.

Ndryshe, Taravarin pritet ta zëvendësojë në krye të komunës kryesuesi i deritanishëm i Këshillit komunal, Valbon Limani. Limani do të jetë u.d. për gjashtë muaj ose deri në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse ndodhin ndryshimet ligjore për Vetëqeverisje Lokale të cilat tashmë janë dorëzuar në Kuvend nga ana e Koalicionit “VLEN”.

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 21 Qershor, 2024 22:04