Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:24 Përditësuar

Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

MPB Maqedoni njofton se sot (21.06.2024), një helikopter Bel-412 nga Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas marrjes së kërkesës nga Qendra për Menaxhim me Krizua, ka intervenuar në zjarrin në fshatin Cer të Komunës së Kërçovës

MPB njofton se helikopteri hodhi mbi 20 tonë ujë dhe ndaloi zjarrin që do të kaplonte një pyll ahu.

Ditëve të fundit për shkak të temperaturave të larta, janë shtuar zjarret në ambiente të hapura.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:24 Përditësuar