Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:57

Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol

Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në Euro 2024.

Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parënë grup pas fitores ndaj Italisë.

E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente të pushojë disa prej futbollistëve kryesorë dhe të paraqitet me lojtarët rezervë, që potencialisht do t’i jepte më shumë gjasa Shqipërisë për kualifikim.

“Ndeshja e fundit na jep mundësinë për të freskuar ekipin dhe për t’u dhënë një mundësi disa prej lojtarëve të tjerë të mëdhenj që kemi në pankinë,” tha De la Fuente.

Me fitore eventuale, Shqipëria do të mund ta siguronte kualifikimin në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:57