Personazhi i “The Simpsons” në sarkofagun egjiptian 3500-vjeçar?!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:57

Personazhi i “The Simpsons” në sarkofagun egjiptian 3500-vjeçar?!

Vizatimi i një personazhi të dashur të filmit vizatimor “The Simpsons”, është zbuluar brenda sarkofagut të një mumieje egjiptiane 3500-vjeçare. Në kapakun e brendshëm gjendej imazhi i një gruaje të ngjashme në pamje me Marge Simpson.

Sarkofagu përmbante mbetjet e mumifikuara të Tadi Ist, vajzës së kryepriftit  të El-Ashmunein, një qytet i vendosur në bregun perëndimor të lumit Nil. Mumja u gjet në gjendje të shkëlqyer, e veshur me maskë dhe fustan me rruaza. “Është diçka e rrallë dhe shumë e rëndësishme për trashëgiminë egjiptiane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, Mostafa Waziry.

Megjithatë, zbulimi ka fituar vëmendjen më të madhe për ngjashmërinë që ka vizatimi në sarkofag me Marge Simpson, nga filmi vizatimor i dashur i Fox-it. Për vite të tëra, njerëzit kanë aluduar se Simpson kanë parashikuar ngjarje të shumta. P.sh. episodi i vitit 1992 duket sikur parashikoi fitoren e Uashingtonit mbi Buffalo Bills në Super Bowl VXVI, si dhe episodi i famshëm i vitit 2000 që parashikonte Donald Trumpin si president. Por këtë herë, fotoja e arkivolit të lashtë i bëri njerëzit të komentojnë nëpër rrjete sociale se “Egjipti parashikoi Simpsons”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:57