Struga ndaj Sllovan Bratisllavës luan me 10 korrik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:15

Struga ndaj Sllovan Bratisllavës luan me 10 korrik

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum ndeshjen ndaj Sllovan Bratisllavës në kuadër të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojnë me 10 korrik, ndërsa atë të kthimit me 17 korrik në Ohër me fillim në ora 17:00.

Takimi i parë është përcaktuar të luhet në stadiumin “Tehelne Pole” në Sllovaki. Fituesi nga ky dyluftim do të vazhdojë garat në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me fituesin nga ndeshja, Flora Talin nga Estonia dhe Celje nga Sllovenia, ndërkohë ekipi që do të eliminohet do ta vazhdojë të luaj në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku e pret përballja me ekipin humbës nga përballja midis Dinamo Minsk nga Bjellorusia dhe Pjunik nga Armenia.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:15