Ditët e nxehta, pishinat zgjidhja e duhur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:39

Ditët e nxehta, pishinat zgjidhja e duhur

Në rajonin e Tetovës janë rreth 10 pishina, të cilët frekuentohen nga qytetarët e Tetovës dhe rrethinës. “Është e vërtetë se ka shumë pishina dhe mund të them se këtë vit situata është mirë shkaku se e kemi filluar sezonin më herët se vitin e kaluar. Deri tash jemi të kënaqur me numrin e vizitorëve, por kjo pritet që të përmirësohet kur do të vijnë edhe mërgimtarët”, tregon Zeqir Idrizi, pronar i pishinës “Aqua Park”

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit temperaturat e larta filluan më herët. Kjo ka bërë që shumë qytetarë bashkë me familjet e tyre, zakonisht me fëmijët, ditët e nxehta ti kalojnë në pishinat e Tetovës dhe rrethinës. Në njërën ndër pishinat më të frekuentuara në Tetovë, Aqua park, sezoni filloi më 1 qershor, ndërsa frekuentimi është i madh, i atyre që kërkojnë freskinë në ditët e nxehta. Pronari i pishinës “Aqua Park” shprehet i kënaqur me numrin e vizitorëve, ndërsa nënvizon edhe kushtet kryesore që ofron kjo pishinë, shkruan gazeta KOHA.

Në rajonin e Tetovës janë rreth 10 pishina, të cilët frekuentohen nga qytetarët e Tetovës dhe rrethinës. “Është e vërtetë se ka shumë pishina dhe mund të them se këtë vit situata është mirë shkaku se e kemi filluar sezonin më herët se vitin e kaluar. Deri tash jemi të kënaqur me numrin e vizitorëve, por kjo pritet që të përmirësohet kur do të vijnë edhe mërgimtarët”, tregon Zeqir Idrizi, pronar i pishinës “Aqua Park” në Tetovë. Por, sipas pronarit janë disa nga veçoritë që e bëjnë këtë pishinë të dallohet nga tjerat.

“Prioritet mbetet pastërtia, siguria, shërbimi më cilësor, angazhimi i personelit që kujdeset për sigurinë gjatë notimit, kërcimoret, pjesa për rrëshqitje dhe normalisht pastërtia e ujit, kontrollet e rregullta nga institucionet përgjegjëse shëndetësore, hedhja e klorit e kështu me radhë. Kjo e bën këtë pishinë të jetë e veçantë dhe të ofrojë kushte të mira për vizitorët”, thotë Idrizi.

Ndonëse në rajon janë rritur çmimet dukshëm për të kaluar një ditë në pishinë, shkaku i rritjes së rrymës elektrike, rritjes së çmimit të klorit, rritjes së rrogave për punëtorët, megjithatë në “Aqua Park”, rritje të çmimit ka vetëm tek hyrja për personat mbi 14 vjeçar, të cilët duhet të paguajnë 200 denarë. Për fëmijët e moshës nga 3 deri në moshën 7 vjeçare hyrja kushton 100 denarë, ndërsa prej moshës 7 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare hyrja kushton 150 denarë.

“Aqua Park” filloi me punë në korrik të vitit 2004. Tashmë mbushen dy dekada të funksionimit të saj. Në fillim, vështirësitë kanë qenë të ndryshme, por me kalimin e kohës dhe krijimin e traditës, tashmë situata është ndryshe. Përveç gjinisë mashkullore tashmë edhe gjinia femërore frekuenton pishinat dhe ky trend është në rritje. “Kur filluam me punë në korrikun e vitit 2004  situata ishte ndryshe. Nuk kishte shumë pishina, ne ishim ndër të parët dhe kishte probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në aspektin e sigurisë. Nga viti në vit, situata është më e mirë dhe përmirësohet sepse kanë filluar të vijnë familjarisht dhe ky trend është në rritje”, thekson pronari Idrizi.

Temperaturat e larta këtyre ditëve që mbizotërojnë në vendin tonë dhe jo vetëm, kanë bërë që pishinat të jenë një zgjidhje e mirë për shumë qytetarë që nuk kanë mundësi të kalojnë pushimet në bregdet. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:39