Drin Ymeri njofton për largimin nga Vjosa

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 14:14

Drin Ymeri njofton për largimin nga Vjosa

Tanimë ish-sulmuesi i Vjosës, Drin Ymeri ka njoftuar sot për largimin nga klubi i Shtimes.

Ymeri largohet nga Vjosa pas një sezoni fantastik, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë.

Ndërkaq, skuadra e tij e re tanimë dihet, dhe Drini sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës.

KosovaPress ekskluzivisht bëri të ditur se skuadra e re e Ymerit është Gjilani, me të cilën sulmuesi ka firmosur një kontratë tre vjeçare.

“Pas një viti e gjysmë bashkëpunim, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Bashkëlojtarët, kryesinë e klubit, tifozët, trajnerët me të cilët punuam bashkë dhe në veçanti trajnerin Leotrim Krasniqi, i cili besoi vazhdimisht tek unë”, shkroi Drini në “Facebook”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media