Ramadani: Krenar për kombëtaren dhe vendin tim, të vazhdojmë kështu për të ardhmen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 11:25

Ramadani: Krenar për kombëtaren dhe vendin tim, të vazhdojmë kështu për të ardhmen

Ylber Ramadani, mesfushori shqiptar që luan me Lecce në Serie A, foli për “Uefa.com” pas humbjes 1-0 kundër Spanjës, e cila vulosi eliminimin e kombëtares së tij nga “Euro 2024”: “Bëmë gjithçka, sidomos pjesën e dytë, për të marrë diçka nga kjo ndeshje, por ishim të pafat në disa momente. Ndihem krenar për skuadrën time, për atë që bëri sonte dhe në këtë kompeticion.

Nuk ishte e lehtë të luanim kundër Spanjës, e cila aplikoi ‘9 fals’ në sulm. Ata ishin gjithmonë pas meje, kështu që nuk e para aspak të lehtë. Jam krenar për ekipin tim, për vendin tim, për atë që bëmë në këtë turne. Kemi luajtur futboll të mirë, kemi treguar kulturë në tribuna, në qytete, kështu duhet të vazhdojmë përgjithmonë në të ardhmen”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 11:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.