Shkup, promovohet libri “Gjenocidi Çam”, i autores Berna Turdogan

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:37

Shkup, promovohet libri “Gjenocidi Çam”, i autores Berna Turdogan

Sot në kuadër të Javës Çame u bë promovimi i librit “Gjenocidi Çam”, nga autorja Berna Turdogan.

Në këtë promovim të mbajtur në Shkup fjalim mbajten dr. prof Fehari Ramadani dhe dr. Qerim Lita ku ata folën për Çështjen Çame midis dy luftërave botërore dhe për përpjekjet greke për aneksimin e tokave shqiptare në vitet ‘70 të shek XIX.

Ramadani në fjalimin e tij theksoi se Greqia madje edhe Serbia në vazhdimësi do të angazhohet për të penguar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për qëllim që mos të siguronte autonomi kombëtare.

Dr. prof. Fehari Ramadani, historian

“Greqia, ashtu sikurse edhe Serbia do të angazhohet në vazhdimësi për të penguar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që kjo e fundit të mos siguronte autonomi kombëtare. Bashkimi i kater vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme autonome do t’i bënte të pavlefshme projektet ekspasioniste greke”

Ndërkohë, Qerim Lita deklaroi se asokohe autoritetet pushtuese greke kishin filluar shpronësimin e paligjshem te tokes se bukes. Kjo situate ka shkaktuar reagime dhe pakenaqesi te madhe nga ana e popullsise shqiptare te Çamerisë.

Dr. Qerim Lita, historian

Autoritetet pushtuese greke filluan shpronësimin e paligjshëm të tokës së bukës, ndërsa ushtria e rregullt dhe bandt e amratosura shqiptarëve ua plaçkitën thuajse 25 mijë krerë bagëti. Kjo situatë shkatoir reagime dhe pakënaqësi të mëdha si nga ana e popullsisë shqiptare të Çamërisë në përgjithësi

Gjatë promovimit të këtij libri u theksua se duhet të vazhdojë tradia e përkujtimit të gjenocidit grek dhe dokumentimit të tij, siç është edhe rasti me autoren Berna Turdogan. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.