Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, në shënjestër nga grupet e djathta për shkrimet e saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:42

Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, në shënjestër nga grupet e djathta për shkrimet e saj


Autorja indiane Arundhati Roy është vlerësuar me çmimin ”PEN Pinter” të këtij viti’, sipas BBC.

Pas marrjes së këtij çmimi 62- vjeçarja Arundhati Roy, deklaroi se është e kënaqur që ka marrë këtë vlerësim.

I krijuar në kujtim të dramaturgut Harold Pinter, çmimi është për shkrimtarët me “meritë të jashtëzakonshme letrare që hedhin një vështrim të palëkundur mbi botën”.

Roy është një autore fituese edhe e çmimit ”Booker Prize International”.

Ajo është një figurë polarizuese dhe shpesh është vënë në shënjestër nga grupet e djathta për fjalimet dhe shkrimet e saj.

Roy ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj synimeve të supozuara të qeverisë së Partisë Bharatiya Janata (BJP) ndaj myslimanëve dhe gjithashtu ka folur për rënien e lirisë së shtypit në Indi gjatë mandatit të Modit.

Ajo ka shkruar për çështjet e të drejtave të njeriut në Indi si dhe për luftën dhe kapitalizmin globalisht.

Presidentja angleze e PEN-it, Ruth Borthwick, vlerësoi Roy-n për rrëfimin e “historive të padrejtësisë, me zgjuarsi dhe bukuri”.

“Ndërsa India mbetet një pikë e rëndësishme, ajo është me të vërtetë një mendimtare ndërkombëtare dhe zëri i saj i fuqishëm nuk duhet të heshtë”, theksoi Borthwick.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:42