Filkov – Ageler: Mbështetje për reformat në drejtësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:14

Filkov – Ageler: Mbështetje për reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka takuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angela Ageler, me ç’rast kanë diskutuar për zbatimin e angazhimeve për reforma, forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, situatën në drejtësi, burgje, si dhe sigurimin e kushteve për realizimin pa probleme të aktiviteteve të planifikuara.

Ambasadorja Ageler tha se pret zbatimin e agjendës për reforma legjislative, ndërkohë ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, tha se ndryshimet duhet të bëhen shpejt, sepse qytetarët kërkojnë rezultate.

“ShBA-ja është partneri ynë më i madh strategjik dhe një aleat i fortë për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në takim u konfirmua përkushtimi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëparshëm.”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Drejtësisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:14