Guehi i mungon Anglisë ndaj Zvicrës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 11:25

Guehi i mungon Anglisë ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Anglisë do ta ketë një mungesë të madhe për ndeshjen e radhës që e luan në “Euro 2024”.

Anglia, tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, fazë në të cilën do të përballet me Zvicrën. E në këtë ndeshje që luhet të shtunën prej orës 18:00, Anglia do të jetë pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.

Mbrojtësi Marc Guehi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për këtë ndeshje për shkak të suspendimit.

Guehi është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë dhe duhet të pauzoj një ndeshje për shkak se tani ka plotësuar numrin prej dy kartonëve të verdhë në Evropian.

23-vjeçari ka qenë njëri prej lojtarëve më stabil të Anglisë në mbrojtje dhe mungesa e tij ndaj Zvicrës do të ndihet shumë.

Trajneri Southgate pritet të bëjë ndryshime në formacion për këtë ndeshje në qendër të mbrojtjes pasi Guehi ishte partner i Jons Stonesit, me të cilin ishin të pazëvendësueshëm tek Anglia.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 11:25