Lulzim Peci transferohet tek Llapi
Llapi ka bërë goditjen e madhe në merkato.
Llapjanët kanë transferuar super talentin e Trepçës 89’, Lulzim Pecin, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Luli luan në pozitën e mesfushorit dhe ka qenë një ndër lojtarët kyç të Trepçës 89′.
Peci gjithashtu është pjesë e kombëtares së Kosovës u-21.