Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:50

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Toni Kroos zyrtarisht nga sot (1 korrik) nuk është më lojtar i Real Madridit.

Mesfushori gjerman njoftoi në muajin maj se do të pensionohet nga futbolli me të përfunduar ky sezon.

Lojtari bëri të ditur se ka nevojë për pushim, por që si lojtar karrierën do ta mbyllë në Euro 2024 me Gjermaninë.

Kroos është duke luajtur me Die Manschaft, derisa kanë kaluar në çerekfinale të turneut, pas fitores ndaj Danimarkës.

Por, në nivel klubi, Real Madridi nuk është se ka bërë një veprim edhe shumë të hijshëm me të, për më shumë të shëmtuar.

Klubi spanjoll e ka larguar Kroosin nga të gjitha rrjetet sociale, pas përfundimit të kontratës.

Natyrisht se gjermani është legjendë e klubit dhe Real Madridi nuk njihet si klub që di t’i respektojë legjendat. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:50