De Ligt pranë lëvizjes “gjigande” në afatin kalimtar
Me shumë mundësi e ardhmja Matthijs de Ligtit do të jetë te Manchester Unitedi.
Ditët e fundit, sipas raportimeve të medieve britanike “Djajtë e kuq” kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mbrojtësit të Bayern Munichut dhe tashmë lojtari është më afër këtij transferimi, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme financiare.
Manchester Unitedi i ka ofruar holandezit një kontratë 5-vjeçare me terma financiare shumë tunduese.