Holanda fiton bindshëm ndaj Rumanisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 20:02

Holanda fiton bindshëm ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Holandës ka shënuar golin e dytë ndaj kombëtarës së Rumanisë.

Në minutën e 83-të Malen ka “shpuar” rrjetën e kundërshtarit duke shënuar golin e dytë për holandezën në përballjen me rumunët në 1/8 e finales së Euro 2024.

Holanda me epërsi minimale ndaj Rumanisë në pjesën e parë

45 minutat e parë të përballjes mes Rumanisë dhe Holandës janë mbyllur me epërsi minimale për Holandën.

Holanda ka arritur të dërgojë topin në rrjetën e rumunëve në minutën e 20-të.

Holanda shënon gol ndaj Rumanisë

Në minutën e 20-të për ta dërguar Holandën në epërsi ka shënuar Gakpo.

Ai ka shënuar pas një pasimi të topit nga Simons, duke shënuar golin e parë kundër Rumanisë në përballjen e tyre në 1/8 e finales së Euro 2024.

Fillon ndeshja mes Rumanisë dhe Holandës

Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Holandës në stadiumin “Allianz Arena” në Munic të Gjermanisë, ku po përballen në kuadër të1/8 e fiunales.

Formcionet zyrtare: Rumania – Holanda

Rumania dhe Holanda do të përballen në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich.

Për këtë ndeshje, Tulipanët janë favoritë, por që nuk përjashtohet që rumunët të bëjnë befasi.

Formacionet zyrtare:

Rumania: Nița; Rațiu, Dragușin, Burca, Mogoș; M. Marin; Hagi, R. Marin, Stanciu, Man; Draguș.

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Bergwijn, Simons, Gakpo; Depay. /Telegrafi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 20:02