Kingsley Coman largohet nga kampi i Francës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 12:16

Kingsley Coman largohet nga kampi i Francës

Kingsley Coman është larguar nga kampi i Francës pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024, ka konfirmuar federata franceze.

Coman ka pasur pak hapësirë te Franca në Evropian. Lojtari i krahut kishte një lëndim në fund të edicionit dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike.

Por, ndonëse Ousmane Dembele po shfaq pak,  Comani nuk ka pasur shansin e tij të vërtetë.

Coman ka udhëtuar për në Suedi që të jetë afër gruas së tij. Çifti është në pritje të fëmijës së katërt.

Nuk është bërë e ditur se kur lojtari i Bayernit do të kthehet në përfaqësuese.

Franca luan të premten në çerekfinale ndaj Portugalisë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 12:16