Nuk ka dyshime, më i mirë i ndeshjes Portugali-Slloveni zgjidhet Diego Costa

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 11:57

Nuk ka dyshime, më i mirë i ndeshjes Portugali-Slloveni zgjidhet Diego Costa

Portugalia iu fal llotarive të penalltive për të thyer Slloveninë dhe për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024, në një duel që rezultoi dramatik.

Padyshim që heroi i luzitanëve ishte Diego Kosta, portieri i Portos me tri penallti radhazi të pritura.

Festë në fund në kampin luzitan, me Kristiano Ronaldon me shokë që do të sfidojnë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

Nuk ka dyshime për sa i përket lojtarit të ndeshjes, teksa ky çmim ka shkuar padyshim për gardianin e Portugalisë, Diogo Kosta.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 11:57