Video: Në një liqen në Brazil, uji hedh jashtë një përbindësh të vdekur
Një gjarpër i madh i ngordhur është parë duke lundruar në liqenin e Porto Nacional në Brazil! Skena e frikshme është filmuar nga biznesmeni Agnald Teles Barbosa, i cili më pas ka postuar videon në rrjetet sociale.
– Për të gjithë ata që duan të notojnë në një liqen – bëri shaka biznesmeni që filmoi gjarprin kur ai shkonte për peshkim.
– Këtu ka edhe aligatorë. Liqeni fsheh shumë kafshë. Njerëzit janë mjaft të guximshëm për të bërë një banjë. Edhe unë lahem, në mes të një liqeni, por mbështetem te fati – komentoi biznesmeni.