53-vjeçari nga Xhepçishti vdiq në vendin e punës, hetohen shkaqet!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:36

53-vjeçari nga Xhepçishti vdiq në vendin e punës, hetohen shkaqet!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur në rajonin e Tetovës, transmeton TV21.

“Më datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik – Qendrën Urgjente është sjell i vdekur A.A.(53) nga Xhepçishti i Tetovës. Sipas së denoncuarës, ai është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në një firmë në Neproshten, ku u është dorëzuar lëndimeve”; thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendngjarje hetim ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe me urdhër të prokurori publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:36