Asllani mbetet te kampionët, Interi refuzon ta shesë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:33

Asllani mbetet te kampionët, Interi refuzon ta shesë

Kristjan Asllani do të jetë pjesë e Interit, të paktën edhe për një tjetër sezon. Gjatë kësaj merkatoje, është përfolur për një largim të mundshëm të mesfushorit, me interesimet për të që janë të shumta.

Megjithatë te klubi zikaltër janë të vendosur dhe nuk duan ta largojnë. Fiorentina, ishte një nga klubet që së fundmi ka “trokitur” në derën e Interit për shqiptarin, por janë kthyer pas duarbosh.

Tek Interi janë të bindur se Asllani është zgjedhje e duhur, për të zëvendësuar Calhanoglu dhe kanë refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij.

Kampionët e Italisë, shikojnë 22-vjeçarin si zgjedhjen e duhur për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Pritet që Asllani të ketë më shumë minuta në dispozicion për të luajtur.

Në Itali janë të sigurt se Interi nuk heq dorë nga Asllani, me përjashtim të ndonjë ofertë të madhe, që do të bënte që drejtuesit ta mendojnë shitjen e tij. /tvklan.al

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:33