Copa America vjen me një rregull ndryshe për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen – kthehet në finale!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:51

Copa America vjen me një rregull ndryshe për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen – kthehet në finale!

Krahas Kampionatit Evropian në Gjermani, spektakli i futbollit po mbahet edhe në Amerikën Jugore, Qendrore dhe Veriore ku po luhet Kupa e Amerikës.

Tashmë dihen çerekfinalistët, ku derbi absolut do jetë mes Uruguait dhe Brazilit. Në çerekfinale Argjentina do të luajnë kundër Ekuadorit, e më pas në gjysmëfinale të mundshme kundër më të mirës së duelit Venezuelë-Kanada.

Duke qenë se Argjentina dhe Brazili janë në anët e kundërta të shortit, kjo do të thotë se ata mund të shikojnë Superclasico vetëm në finalen e Copa America.

Ajo që është interesante është se nuk do të ketë kohë shtesë në ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Nëse ndeshjet përfundojnë në barazim, ekzekutohen menjëherë goditjet e penalltisë, ndërsa kjo nuk vlen për finalen.

Në finale do të ketë kohë shtesë dhe penallti nëse ndeshja përfundon në barazim. /Telegrafi/ 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:51