“CR7 tregoi se është njerëzor”, Chiellini: Italia nuk gjen më mirë se Spalletti!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:51

“CR7 tregoi se është njerëzor”, Chiellini: Italia nuk gjen më mirë se Spalletti!

Në një intervistë për Sky Sport, ish-mbrojtësi i Juventus dhe kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini foli për Euro 2024. I pyetur për lotët e Cristiano Ronaldos pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë, Chiellini theksoi se në atë moment, CR7 tregoi se është njerëzor dhe jo një makineri ndërsa ndër të tjera, shtoi se Luciano Spalletti është aktualisht trajneri më i mirë për të drejtuar Italinë pavarësisht zhgënjimit në Europian.

“Ne duhet të mendojmë se si ta ndihmojmë Spallettin për dy vitet e ardhshme. Ai e pranoi vetë se ka gabuar në disa vendime, por unë e them me shumë sinqeritet që ai është njeriu i duhur për të vazhduar punën në kombëtare. Nuk do të gjejmë një tjetër më të mirë se ai, duhet ta ndihmojmë për të ndërtuar skuadrën që do të luajë në kualifikueset e Botërorit.

Lotët e CR7 ndaj Sllovenisë? Është hera e parë që ndodh gjatë lojës, do të thotë se edhe ai është njerëzor pavarësisht se duket si një makineri. Pati një moment dobësie, e cila në fakt nuk është normale gjatë ndeshjes, zakonisht ndodh pasi përfundon loja. Megjithatë, Ronaldo e kaloi shpejt dhe më pas shkoi dhe goditi një penallti tjetër shumë të rëndësishme”, u shpreh Chiellini.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:51