Fatmir Sabriu emërohet Sekretar shtetëror në Ministrinë e Çështjeve Sociale, Demografi dhe Rini 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:39

Fatmir Sabriu emërohet Sekretar shtetëror në Ministrinë e Çështjeve Sociale, Demografi dhe Rini 

Fatmir Sabriu nga sot është emëruar për Sekretar shtetëror në Ministrinë e Çështjeve Sociale, Demografi dhe Rini në ministrinë që drejtohet nga Lëvizja Besa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sabriu thekson se gjithë kapacitetin e tij profesional dhe intelektual do e vendosë në drejtim të garantimit të shërbimeve cilësore dhe efikase për qytetarët e këtij vendi

Të nderuar miq, familjar dhe anëtar të Lëvizjes Besa Ju njoftoj se me propozim të kryetarit Bilall Kasami dhe vendim të Ministrit për politikë sociale, demografi dhe rini Fatmir Limani më është ngarkuar detyra e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë për politikë sociale, demografi dhe rini.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtij institucioni, si dhe sferat të cilat mbulon siç janë: mbrojtja sociale, mbrojtja dhe të drejtat e fëmijëve, barazia gjinore, demografia dhe rinia, padyshim se ky pozicion për mua paraqet një sfidë të jashtzakonshme dhe mundësi për të kontribuar në drejtim të ndërtimit dhe avancimit të këtij institucioni me qëllim të rritjes së produktivitet dhe cilësisë së shërbimeve nga sferat të cilët i mbulon kjo Ministri.

Zotohem se do të investoj të gjithë kapacitetin tim profesional dhe intelektual në drejtim të garantimit të shërbimeve cilësore dhe efikase për qytetarët e këtij vendi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:39