Jakin: Nuk i trembëmi Anglisë, kemi konkuruar me Gjermaninë e Italinë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:06

Jakin: Nuk i trembëmi Anglisë, kemi konkuruar me Gjermaninë e Italinë

Në intervistën për faqen zyrtare të UEFA-s, tekniku zvicerian Murat Jakin zbulon recetën se si ka gjetur ekuilibrin në skuadrën që po befason në Gjermani.

Sa shanse shikoni për skuadrën tuaj për të kaluar Anglinë?

Jakin: Ne ishim në gjendje të konkurronim me Gjermaninë dhe mundëm Italinë. Pse nuk duhet të kemi tani atë që duhet për të mundur Anglinë? Jemi në formë të mirë. Ekipi im është i gatshëm të bëjë një luftë të fortë. Ne jemi në gjendje të përqendrohemi plotësisht në ndeshjen e futbollit dhe nuk duhet të përballemi me ndonjë shpërqendrim nga jashtë.

Sa e rëndësishme është të kesh lojtarë që vijnë pas sezoneve të shkëlqyera në nivel klubesh?

Ishte e rëndësishme që lojtarët erdhën me vetëbesim. Jan (Zomer), Manu (Akanzhi) dhe Granit (Xhaka) të gjithë fituan tituj këtë sezon, ndërsa lojtarët tanë të Bolonjës shijuan një sezon të mrekullueshëm. E gjithë kjo ishte shumë e rëndësishme.

Një ndikim gjithnjë e më të madh ka edhe Manuel Akanzhi…

Kam qenë për ta parë Manuelin disa herë në muajt e fundit dhe shpesh kemi shkëmbyer ide. Ne folëm për situatën e tij personale dhe se si i pëlqen të luajë. Më bëri përshtypje sesi trajneri i tij (Pep Guardiola) e përdor atë te Siti. Ne gjithashtu folëm për rolin e tij në ekipin kombëtar dhe se ai duhet të mbështesë më shumë Xhakën dhe ata e zbatuan atë që unë prisja prej tyre.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:06