Kimmich ndez supersfidën e Europianit: Nuk e di nëse Spanja është e lumtur që takohet me ne në çerekfinale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:03

Kimmich ndez supersfidën e Europianit: Nuk e di nëse Spanja është e lumtur që takohet me ne në çerekfinale

Gjermania e di tashmë rivalin e saj të radhës në çerekfinalet e Kampionatit Europian, të planifikuar në Shtutgart. Është Spanja e Luis de la Fuente, e cila mposhti së fundi Gjeorgjinë 4-1.

Duke folur për ndeshjen e madhe që po afron, Joshua Kimmich, mbrojtësi i djathtë i kombëtares gjermane, deklaroi: “Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Çdo tifoz neutral do të jetë patjetër i lumtur.

Nuk e di nëse Spanja është e lumtur që do të takohet me ne në çerekfinale. Ne gjithmonë mezi presim t’i luajmë ndeshje të tilla. Spanja ka dhënë përshtypjen se është skuadra më e qëndrueshme e Europianit, deri tani.

I ka fituar të gjitha ndeshjet e saj me shumë besim, por çerekfinalja do të jetë e vështirë për të dyja kombëtaret. Nëse doni ta fitoni këtë Europian, nuk mund ta shmangni Spanjën. Unë mezi pres ta luaj këtë ndeshje. Nuk e di nëse Spanja është e lumtur, që do të takohet me ne në çerekfinale”.

Precedenti që e frikëson Spanjën  

Është kurioze, por kombëtarja spanjolle nuk e ka mundur kurrë nikoqirin (vendin organizator) në një turne madhor. Kujtimi i fundit është ai i Rusisë në vitin 2018, kur skuadra e drejtuar nga Fernando Hierro u mposht me penallti.

Në një Kampionat Europian është kujtimi i vitit 1984, kur Franca e Platini e mundi “La Roja” në finale. Në çerekfinalet e “Euro 2024”, iberikët kanë mundësinë ta thyejnë këtë tabu, duke mposhtur Gjermaninë mikpritëse dhe siguruar një vend në gjysmëfinale.

Një tjetër eksperiencë e keqe ishte edhe Koreja e vitit 2002, apo edhe në Anglinë e vitit 1996. Në fakt, Spanja nuk ka shënuar asnjëherë gol ndaj mikpritësit në një Kampionat Europian. Luis de la Fuente kapet pas dy yjeve të tij për t’i dhënë fund këtij precedenti negativ.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:03