Plotësohen ekipet çerekfinaliste të ‘Copa America’

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 08:58

Plotësohen ekipet çerekfinaliste të ‘Copa America’

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u luajtën ndeshjet e fundit grupore, ku u mësuan edhe çerekfinalistët e radhës të Kupës së Amerikës.

Brazili dhe Kolumbia u ndanë në paqe me rezultat 1:1, për të vijuar të dyja në fazën çerekfinale për shkak të pikëve të grumbulluara, raporton Indeksonline.

Në anën tjetër, Kosta Rika mposhti Paraguajin me epërsi minimale 2:1, fitore kjo që nuk i hyri në punë për kualifikim, meqë renditet e treta në grup.

Kësisoj, ndeshjet çerekfinale do të jenë si në vijim:

Argjentina – Ekuadori (5 korrik);

Venezuela – Kanada (6 korrik);

Kolumbia – Panama (7 korrik);

Uruguaji – Brazili (7 korrik).

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 08:58