Rabiot: Nuk jam i befasuar nga eliminimi i Italisë. Rinovimi me Juven? Nuk do të flas për këtë tani

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:15

Rabiot: Nuk jam i befasuar nga eliminimi i Italisë. Rinovimi me Juven? Nuk do të flas për këtë tani

Adrien Rabiot, mesfushori i kombëtares franceze, të cilit i skadoi kontrata me Juventusin, foli nga Duseldorfi, pas fitores në “Euro 2024” kundër Belgjikës dhe kualifikimit në çerekfinale:

“Rinovimi me Juventusin? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nuk dua të flas për këtë. A kam diçka për tifozët bardhezinj? Mendoj se ata e kuptojnë se jam i fokusuar në Kampionatin Europian, me kombëtaren time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, fokusi im është 100% këtu. Pastaj, padyshim, gjithmonë jam në kontakt me klubin”.

A është mesfushori francez i habitur nga eliminimi i Italisë me Zvicrën? Ja përgjigja e tij: “Në bazë të asaj që pamë në fazën e grupeve, mund ta prisnim. Zvicra kishte ardhur shumë më e fortë, nuk mund të them se jam i befasuar nga eliminimi i Italisë.

Kombëtarja italiane është gjithashtu e re, kishte nevojë për kohë që të punonte me trajnerin e ri. Axurrët do të kenë mundësinë të bëjnë më mirë në vitet e ardhshme”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:15