Reijnders: Shkëlqyem, por herën tjetër më duhet të shënoj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:17

Reijnders: Shkëlqyem, por herën tjetër më duhet të shënoj

Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit dhe i kombëtares holandeze, feston kualifikimin në çerekfinale të “Euro 2024”.

“Mendoj se e shpaguam ndeshjen e fundit (atë kundër Austrisë) dhe treguam se çfarë ekipi jemi në të vërtetë. Kemi biseduar me njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes dhe donim të tregonim se çfarë niveli mund të arrijmë. Ishte një demonstrim i asaj që mund të bëjmë, – tha ai për kanalet e UEFA-s.

“Ne luajtëm me një mesfushor shtesë, sepse anësori ynë i djathtë hyri brenda dhe ne u përpoqëm të gjenim pasime midis rreshtave. Mendoj se bëmë një punë të mirë, me mesfushën dhe gjithashtu me mbrojtësit tanë qendrorë.

Performanca ime?

Kjo është ajo që më pëlqen të bëj, vrapo përpara me topin dhe gjuaj. Vetëm se herën tjetër më duhet të shënoj… Unë mund ta ndihmoj skuadrën,” tha mes tjerash Reijnders.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:17