Bayern Munich ‘braktis’ Calhanoglu, mbyll marrëveshjen me mesfushorin e Portugalisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:47

Bayern Munich ‘braktis’ Calhanoglu, mbyll marrëveshjen me mesfushorin e Portugalisë

Bayern Munich “braktis” Hakan Calhanoglu dhe është gati të mbyllë marrëveshjen me një tjetër mesfushor qendror cilësor. Siç raportohet nga “Sky Sports Deutschland”, bavarezët janë një hap larg blerjes së Joao Palhinha nga Fulham. Operacioni, sipas transmetuesit gjerman, tashmë është praktikisht i mbyllur, me detajet përfundimtare për t’u zgjidhur.

Lojtari i lindur në vitin 1995 tashmë është gati për të nisur një aventurë të re në Bundesligë. Transferimi i tij zyrtar do t’i largonte përfundimisht bardhekuqtë nga “regjisori” i Interit, pas afrimeve të javëve të fundit dhe përpjekjeve për ta bindur vetë lojtarin turk.

Ja deklaratat e fundit të Joao Palhinha: “Për momentin fokusohem vetëm në ekipin kombëtar, në bërjen e historisë për vendin tim, në fitimin e ndeshjeve. Ky është fokusi im. E ardhmja ime? Ajo që mund të them është se të dyja klubet, Bayern Munich dhe Fulham, e dinë se ku dua të jem. Për një muaj do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:47