Festimi mund t’i kushtojë Merih Demiralit me dy ndeshje – shkruan mediumi gjerman

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:39

Festimi mund t’i kushtojë Merih Demiralit me dy ndeshje – shkruan mediumi gjerman

Merih Demiral, i cili shënoi dy gola në ndeshjen që Turqia mundi Austrinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të EURO 2024, u bë në qendër të diskutimeve pasi festoi me shenjën e ‘ujkut gri’ pas golit të dytë.

Festa me duar e futbollistit të kombëtares turke me shenjën e ‘ujkut gri’ teksa festonte një gol u perceptua si politike nga UEFA.

Mbrojtësi i Al-Ahli bëri një ‘Përshëndetje të Ujkut’, një gjest i lidhur me Ujqërit Gri – një grup ekstremist i ekstremit të djathtë në Turqi.

Ujqërit Gri, i quajtur zyrtarisht Ulku Ocaklari, është lëvizja rinore e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e cila është në koalicion me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Ata nisën një hetim ndaj Merih Demiral dhe sipas gazetës gjermane Bild, UEFA do t’i jap një pezullim prej dy ndeshjesh futbollistit.

Nëse konfirmohet kjo, Merih Demiral do të mungojë ndaj Holandës në çerekfinale të EURO 2024.

Ish mbrojtësi i Atalantas dhe Juventusit, do të mungojë edhe në gjysmëfinale, nëse Turqia arrin të kalojë tutje. /Telegrafi/ 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:39