Gjiko dhe Elita Rudi nisin pushimet në Afrikë
Çifti i njohur i showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi, kanë nisur pushimet e para për këtë verë.
Ata si destinacion të këtij udhëtimi kanë zgjedhur Afrikën, një vend tashmë i frekuentuar nga një pjesë e madhe e shqiptarëve.
Dyshja kanë ndarë pamje nga ky udhëtim i tyre, i cili duket se veçse ka nisur për ta.
Të njëjtit kanë eksploruar vende të ndryshme, në bazë të asaj që kanë ndarë nëpër rrjete sociale.
Lexo po ashtuA e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Elita dhe Gjiko vlen të ceket se janë ndër çiftet më të pëlqyera e më të dashura për publikun.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Gjiko këtë periudhë ka sjellë një projekt të ri në bashkëpunim me djalin e tij, Zërin, njëherësh të parin për të. /Telegrafi/