Mbappe kthehet në çështje në Francë, çfarë ka ndodhur me të

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:42

Mbappe kthehet në çështje në Francë, çfarë ka ndodhur me të

Nisja aspak emocionuese e Kampionatit Europian për Francën po krijon mjaft polemika në vendin e dy herë kampionëve të botës.

“Blutë” arritën në çerekfinale vetëm falë dy autogolave ​​dhe një goli nga pika e bardhë e penalltisë, që u ekzekutua nga Kylian Mbappe.

“Gjendja shpirtërore, forma atletike, pyetje taktike… Ku është vërtet Kylian Mbappe në këtë kampionat europian?”,-pyet “L’Equipe”.

“Pavarësisht kualifikimit të “Bluve” për në çerekfinale, Kylian Mbappe nuk po luan Kampionatin Europian që imagjinonte se do të luante. Sigurisht i ndikuar nga hunda e thyer, Kylian Mbappe nuk po e udhëheq ekipin siç do të duhej. Problemet e efektivitetit dhe sulmit janë edhe të tijat, me Francën që ka përfituat falë autogolave dhe penalltisë. Për momentin, Franca është mirë me lojën e saj në mbrojtje. Megjithatë herët a vonë, ndoshta të premten në Hamburg kundër Portugalisë, ata do të kenë nevojë për një nga lojtarët më të mirë në botë për të bërë diferencën që pritet nga një sulmues i rangut të tij, që për momentin nuk është ende kështu”, është përfundimi i ashpër i shkrimit të medies Franceze.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:42