Pesë klube gati të bëjnë ofertë për Marcus Rashford – çmimi i kërkuar mbetet i lartë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:36

Pesë klube gati të bëjnë ofertë për Marcus Rashford – çmimi i kërkuar mbetet i lartë

E ardhmja e Marcus Rashford duket se do të jetë larg Manchester United, pasi tashmë klubi sot konfirmoi se Erik Ten Hag do të jetë trajner i tyre edhe për dy vite.

Sipas, SunSport, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të diplomuarin e tyre në akademi, por kërkojnë 80 milionë funte (94 milionë euro).

Erik ten Hag është i prirur për të fituar para nga shtija e 26-vjeçarit. Edhe pse çmimi i vendosur është 80 milionë funte, ata do të ishin të gatshëm të pranonin një ofertë prej 60 milionë funte.

Al-Nassr, Arsenal, Barcelona, Bayern Munich dhe PSG janë klubet që do të mund t’i afrohen shumës së kërkuar.

Klubi saudit duket si i prirur, pasi që paratë nuk mungojnë dhe një emër si Rashford do ‘i rriste kuotat e klubit.

Edhe Mikel Arteta  po mendon të nënshkruajë një sulmues të ri këtë verë dhe është një admirues i sulmuesit anglez.

Barcelona vazhdon me probleme financiare, ndërsa Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë qenë të lidhur me lojtarin tash e një kohë. /Telegrafi/ 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:36