Euro 2024 | Southgate vendos rekord ndaj Zvicrës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:56

Euro 2024 | Southgate vendos rekord ndaj Zvicrës

Përballja çerekfinale ndaj Zvicrës do jetë e veçantë për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. 53-vjeçari do drejtojë takimin numër 100 në pankinën e “Tre Luanëve”, por që mund të rezultojë edhe i fundit nëse gjithçka nuk shkon sipas planeve. Southgate gjendet prej 8 vitesh në krye të kombëtares angleze, me kontratën që skadon në fund të këtij viti.

Por, dështimi për të fituar Kampionatin Europian në tokën gjermane mund të sjell edhe divorcing mes palëve.  Ai e mori drejtimin e kombëtares në shtatorin e vitit 2016, pasi më parë për 3 vite ishte në stolin e përfaqësueses së 21-vjeçareve. Ish-futbollisti i Aston Villa e Middelsbrough ka qenë ndër më të suksesshmit në historinë e kësaj skuadre që nga Alf Ramsey në vitet 1960 dhe 1970.

Southgate ka jetëgjatësinë më të madhe, me Sir Bobby Robson që është parakaluar në Euro2024 me 95 ndeshje, ndërsa ka 61.1% fitore. Vetëm Fabio Capello ka një përqindje më të mirë të fitoreve në historinë e Anglisë, edhe pse italiani mori drejtimin vetëm për 42 ndeshje. 53-vjeçari është në krye të Anglisë në turneun e katërt, ku arritjet e mëdha janë gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2018 dhe finalja e Europianit tre vite më parë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:56