Një tjetër shqiptar te Empoli, italianët firmosin me talentin 16-vjeçar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:06

Një tjetër shqiptar te Empoli, italianët firmosin me talentin 16-vjeçar

Në Itali pasurohen me një tjetër talent nga Shqipëria. Fjala është për Xhoel Mezanin, i cili ka kaluar me sukses provën me të rinjtë e Empolit, teksa ka firmosur me skuadrën U16. Mbrojtësi 16-vjeçar ishte prej disa muajsh në Itali dhe ia ka dalë të bindë stafin teknik të italianëve falë vlerave të treguara në stërvitje.

Xhoel Mezani është gjithashtu edhe pjesë e moshave të kombëtares së Shqipërisë, teksa e ardhmja duket premtuese për djaloshin e ri. Kujtojmë se Empoli iu ka dhënë shumë hapësirë të rinjve shqiptarë duke nisur nga Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Stiven Shpendi apo Ardian Ismajli.

Edhe Mezani do të tentojë kështu të ndjekë rrugën e emrave të sipërpërmendur që kanë bërë karrierë në Itali dhe kombëtare.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:06