Nuno Mendes: Do ta ndali Mbappen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:26

Nuno Mendes: Do ta ndali Mbappen

Mbrojtësi i Portugalisë, Nuno Mendes, doli në konferencë para ndeshjes me Francës.

Ai ka paralajmëruar Kylian Mbappe nëse do ta sfidojë në duel në krahun e majtë ku luan.

“Të them të vërtetën, Kylian nuk do të luajë në krahun tim. Por nëse do të guxojë të sulmojë në krahun tim, unë do të jem gati. Stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh, të gjithë jemi përgatitur shumë mirë për takimin me Francën. Do të bëjmë të pamundurën për t’i kufizuar pikat e tyre të forta, gjithashtu duam të luajmë futbollin tonë. E kemi të qartë se na pret një sfidë e komplikuar. Gjithsesi, unë e njoh mirë Mbappenë dhe do të bëj çmos për ta ndaluar”, deklaroi Mendes.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:26