Policia amerikane ndalon veturën në formë UFO-je, befasohet nga dizajni i saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:57

Policia amerikane ndalon veturën në formë UFO-je, befasohet nga dizajni i saj

Gjatë një patrulle rutinë në Turner Turnpike, polici Ryan Vanvleck hasi në një pamje jo fort të zakonshme në autostradën e Oklahomas, SHBA.

Ai ndaloi një automjet që kishte një dizajn unik në formë UFO-je.

Brenda saj ishin dy persona që thuhet të ishin drejtuar për në festivalin e UFO-ve në Roswell, New Mexico.

“Nuk shihni çdo ditë një UFO”, shkroi me shaka patrulla e autostradave në rrjete sociale.

Është interesante se kjo nuk ishte hera e parë që automjeti tërhiqte vëmendjen e forcave të rendit.

Vetëm ditë më parë, një zëvendës nga Zyra e Sherifit të Qarkut Crawford në Misuri e kishte ndaluar atë për çështje regjistrimi.

“Epo, kurrë nuk e dini se çfarë mund të udhëtojë nëpër Crawford County, por ky ishte pak jashtë kësaj bote”, shkroi departamenti i policisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:57