UEFA konfirmon se Jude Bellingham është suspenduar për një ndeshje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:34 Përditësuar

UEFA konfirmon se Jude Bellingham është suspenduar për një ndeshje

UEFA tashmë e ka konfirmuar se Jude Bellingham është pezulluar për një ndeshje për shenjën e tij me dorë gjatë ndeshjes.

Por, pezullimi i Bellingham është i vlefshëm për një vit, kështu që ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Zvicrës.

Ai gjithashtu është gjobitur me 30,000 euro, kështu ka njoftuar gazetari i sportit, Fabrizio Romano, në rrjetin social Facebook.

Bellingham kishte festuar në mënyrë provokuese pas golit të shënuar ndaj Sllovakisë dhe UEFA pas ndeshjes menjëherë nisi hetimet.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Korrik, 2024 13:34 Përditësuar