Butrint Imeri në një lidhje dashurie?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:38

Butrint Imeri në një lidhje dashurie?

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga jeta e tij.

Ai këtë kohë ka qenë tejet aktiv me këngë të reja, duke u përgatitur kështu për verë, me klube e koncerte. Po ashtu, Butrinti sapo ka festuar edhe ditëlindjen e 28.

Megjithatë, artisti shqiptar prej vitesh nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie. I njëjti ka ndarë një postim në “Instastory”, ku shihet të jetë duke shijuar disa ditë pushimi.

Krah tij shfaqet edhe një vajzë misterioze, për të cilën ka lënë vend të ketë edhe spekulime.

Ai u kujdes që mos t’a zbulonte portretin, duke na shtuar akoma më shumë kuriozitetin mbi identitetin e saj.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:38