Fofana: Të shënosh është qëllimi në futboll, s’ka rëndësi kush shënon

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:50

Fofana: Të shënosh është qëllimi në futboll, s’ka rëndësi kush shënon

Franca përgatitet për gjysmëfinalen e parë të Euro 2024, atë që do të luajë ndaj Spanjës. Deri më tani, kritikat ndaj kombëtares së “gjelave” nuk kanë munguar, sidomos për mungesën e saktësisë para portës. Dy ndeshje kombëtarja franceze i ka fituar me dy autogola, por për Jusuf Fofana kjo nuk ka aspak rëndësi.

“Të shënosh është qëllimi në futboll. Nuk ka rëndsësi se kush shënon. Kur sheh britmat tona të gëzimit, është lehtësim, si ai moment në kualifikimin me penallti ndaj Portugalisë apo goli që Kolo Muani shënoi kundër Belgjikës”, u shpreh më tej mesfushori i Monakos në një intervistë për UEFA.

“Ne të gjithë duam të shënojmë, por për sa kohë që topi shkon në rrjetë nuk ka rëndësi se kush shënon.

Penalltitë?

Mbappe shënoi dy penallti dhe një herë në finalet e Kupës së Botës”, tha më tej Fofana.

“Pra, kur ai flet për penallti para penalltive, ne e dëgjojmë atë, pikë. Qoftë ai apo një lojtar si Antoine Griezmann, ata kanë bërë gjëra që shumica e lojtarëve nuk i kanë bërë. Pra, kur ata flasin, ne dëgjojmë”, tha mesfushori i Francës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:50