John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:43

John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e World Wrestling Entertainment (WWE).

Cena e bëri njoftimin surprizë për fansat gjatë një paraqitjeje në eventin WWE Money in the Bank në Kanada.

47-vjeçari, i cili e nisi karrierën 18 vjet më parë, tha se ndeshja e fundit në ring do të jetë në vitin 2025 si pjesë e një turneu lamtumire.

Cena shpesh konsiderohet si një nga mundësit profesionistë më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka arritur statusin e kampionit botëror 16 herë që nga bashkimi me WWE në 2001.

“Sonte njoftoj zyrtarisht tërheqjen time nga WWE”, u tha ai fansave në Toronto të cilët reaguan me habi dhe më pas brohoritën “Faleminderit Cena”.

“Çfarë gjesti i jashtëzakonshëm mirënjihjeje” u përgjigj ai.

I veshur me një bluzë me fjalët “The Last Time is Now” dhe markën e tij tregtare “jorts” [pantallona të shkurtra xhins], ai falënderoi fansat e WWE që “më lanë të performoj në shtëpinë që keni ndërtuar për kaq shumë vite”.

Në një konferencë për shtyp më vonë, ai tha se synonte të mbetej pjesë e familjes WWE në një farë mënyre, pavarësisht se kishte arritur “në fund”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:43