Kampionët përforcohen, nigeriani Kehinde prezantohet te Struga

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:57

Kampionët përforcohen, nigeriani Kehinde prezantohet te Struga

Sulmuesi nga Nigeria, Lanre Kehinde zyrtarisht është futbollisti më i ri i Strugës.

Kehinde vjen nga radhët e Gostivarit, tek të cilët sezonin e kaluar shënoi 12 gola dhe dhuroi 5 asistime.

Kehinde është një sulmues me përvojë, ku gjatë karrierës së tij regjistron 200 paraqitje dhe 62 gola, ndërsa më shumë aventura ka pasur në Ligën e Parë të Turqisë me ekipe të ndryshme si Ankaraguxhu, Denizlispor, Elazigspor, Umranijespor dhe Menemenspor. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në Izrael, Korenë e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në vendlindjen e tij në Nigeri. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:57