Qentë dhe macet në vendet e BE-së do të mbrohen më mirë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:58

Qentë dhe macet në vendet e BE-së do të mbrohen më mirë

Në dhjetor 2023, Komisioni Evropian (KE) propozoi një rregullore për mirëqenien e kafshëve që do të rishikonte legjislacionin e vjetëruar.

“Brussels Times” thekson se rregullorja nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë, por se konsiderohet e pranueshme përsa i përket mbrojtjes së kafshëve shtëpiake.

Rreth 44 për qind e familjeve në BE kanë një kafshë shtëpiake.

Tregtia e qenve dhe maceve është rritur ndjeshëm vitet e fundit në vendet e BE-së dhe arrin në 1.3 miliardë euro në vit.

Rreth 60 për qind e pronarëve të qenve dhe maceve blejnë kafshë shtëpiake në internet.

Projektrregullorja synonte të krijonte një fushë loje të barabartë për mirëqenien e qenve dhe maceve të edukuara ose të mbajtura në lukuni, dyqane kafshësh shtëpiake dhe strehimore.

Të gjithë qentë dhe macet do të duhet të mikroçipohen dhe të regjistrohen në një bazë të dhënash kombëtare përpara se të dalin në shitje.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:58